Sulmuesi senegalez deklaroi para pak kohësh që nuk do të rinovonte kontratën e tij me Liverpoolin.
Në skenë ishte Bayern Munich i pari dhe i vetmi ekip i cili u interesua për anësorin e Liverpoolit.
Gazetari italian, Fabrizio Romano, sapo ka konfirmuar se Sadio Mane do të transferohet te klubi gjerman.
Marrëveshja do të zyrtarizohet sapo drejtuesit e klubeve të takohen fizikisht së bashku.
Mane ka rënë dakort me Byaernin për të gjitha detajet e kontratës dhe Liverpool gjithashtu ka rënë dakort për shifrat e transferimit..