Portieri Apollon Tara ka bëtë të ditur largimin nga skuadra e futbollit Fushë Kosova, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës (Grupi B).
Tara nuk e ka vazhduar kontratën me klubin.
“Faleminderit KF Fushë Kosova
Pas përfundimit të kontratës 1-vjeçare nuk kemi vazhduar bashkëpunimin.
Falënderoj trajnerin Burim Shala dhe presidentin e klubit Bashkim Ismajli për korrektesinë dhe respektin e tyre dhe gjithë bashkëlojtarët që arritëm objektivat në sezonin që lamë pas”, njofton Tara.
Fushë Kosova përfundoi në vend të tretë në edicionin që e lamë pas, duke tubuar 44 pikë.