Futbollisti Ardi Musliu konfirmon largimin nga skuadra e Ulpianës së Lipjanit.
Musliu ka treguar se ka ndonjë ofertë apo ku do të vazhdojë karrierën.
“Pas përfundimit të sezonit, me nuk do të jem pjesë e KF Ulpianës.
Falënderoj të gjithë për këto 2 vite te mrekullueshme, duke filluar nga kryesia e klubit, presidentin Abedin Salihu dhe të gjithë trajnerët që punuan me mua si futbollist!
Në veçanti dua te falënderoj trajnerin Fadil Ademi, të cilit i jam shumë mirënjohës!
Ishte kënaqësi dhe privilegj që isha pjesë e këtij ekipi!
Falënderoj Qytetin e Lipjanit, tifozerin Ultras ‘Tigrat’ - Lipjan, duke ju dëshiruar çdo të mirë, sepse ju realisht meritoni më të mirën.
Sa i përket karrierës time si futbollist, jam në bisedime me disa klube dhe shumë shpejt do të përcaktohen për të ardhmen time!”, njofton Musliu.