Atdhe Nuhiu u pensionua nga Përfaqësuesja e Kosovës, por vazhdon të luajë futboll si profesionist.
Sulmuesi kosovar momentalisht është pjesë e skuadrës SCR Altach, në Bundesligën e Austrisë, shkruan Gazeta Olle.
Gjatë ditës së sotme klubi austriak ka prezantuar ktyetrajnerin e ri të skuadrës.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e njohur gjerman, Miroslav Klose.
“Mirësevjen Klose. Kërkimit për trajner i erdhi fundi: Lojtari i vjetër gjerman, kampioni i botës dhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës, Miroslav Klose, do të jetë në Altach”, shkruan klubi në prezantimin e tij.
Ndërkohë, Nuhiu është paraqitur në 30 ndeshje për skuadrën austrike edicionin e fundit, ku shënoi pesë gola dhe asistoi tri herë.