Kjo është situata me Xherdan Shaqirin

Futboll

Kjo është situata me Xherdan Shaqirin

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2022 Në ora: 18:56
Kjo është situata me Xherdan Shaqirin

Chicago Fire përgatitet për ndeshjen e fundjavës (19 qershor) në stadiumin “Soldier Field”, ku ndeshen me DC United-i. 

Disa futbollistë të Chicago Fire u përfshinë në ndeshjet e kombëtareve, si Xherdan Shaqiri (Zvicra), Miguel Navarro (Venezuela) dhe Sergio Oregel (Ekipi Kombëtar U-19 i SHBA-së). 

Shaqiri u largua nga fusha në ndeshjen e fundit me Zvicrën, për shkak të një lëndimit në duel ndaj Portugalisë pikërisht më 12 qershor.

Ai u largua në minutën e 21-të me një shqetësim në muskulin e këmbës, ndërsa Zvicra e kishte mposhtur me rezultat 1:0 Portugalinë. 

“Shaqiri është i përditshëm tani”, tha Ezra Hendrickson, trajner i Chicago Fires.

“Ne ende po përpiqemi të bëjmë një vlerësim përfundimtar për këtë. Do të dijmë më shumë në dy ditët e ardhshme se sa i rëndë është lëndimi i tij”, tha më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat