Valon Berisha mund të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori kosovar nuk ka arritur të përshtatet në Francë te Reims, ndërsa është i hapur të provojë një aventurë të re.
Interesim për shërbimet e Berishës ka shprehur gjiganti turk, Galatasaray.
Kandidat për ta udhëhequr Galatasarayn sezonin tjetër është Marco Rose.
Me trajnerin Rose, Berisha kishte punuar sa ishte pjesë e Salzburgut të Austrisë, nga viti 2018 deri në vitin 2018.
Berisha më pas u transferua te Lazio për 7.6 milionë euro, ndërsa në vitin 2020 iu bashkua Reimsit francez për 4.5 milionë euro.