Agjenti i Asllanit zbarkon në zyrat e Interit

Futboll

Agjenti i Asllanit zbarkon në zyrat e Interit

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 19:41
Agjenti i Asllanit zbarkon në zyrat e Interit

Agjenti i Kristjan Asllanit, Elio Berti mbërriti të zyrat e Interit pasditen e sotme, për të diskutuar detajet e fundit para firmës së mesfushorit shqiptar, mbi kontratën që do ta lidhë me zikaltrit për 5 sezonet e ardhshme.

Duke folur për mediat e pranishme para zyrave të klubit, Menaxheri deklaroi se Interi dhe Empoli kanë arritur tashmë marrëveshjen dhe është aty për të sistemuar detajet e fundit, teksa nuk mungoi as një batutë për rivalët e qytetit, Milanin.

“Jemi informuar se dy klubet kanë gjetur marrëveshjen mes tyre dhe ka disponibilitet maksimal nga të gjithë palët për të mbyllur sa më shpejt transferimin.

Kur interesohen skuadra të tilla të mëdha, është gjithmonë kënaqësi. Interesi i Milanit? Jemi këtu dhe më mirë se kaq nuk ka”, u shpreh Berti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat