Ardit Deliu është lojtari më i ri Liepajas.
Futbollisti shqipar u largua pas katër sezoneve nga Laçi për të vazhduar karrierën e tij në Letoni. Për 24-vjeçarin pushimet kanë mbaruar, teksa klubi i ri nis nesër gjysmën e dytë të sezonit.
Liepaja do marrë pjesë gjithashtu në turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, ku përball do të ketë klubin shqiptar të Gjilanit.
Ndërkohë transferimin e Deliut e bën të ditur vetë skuadra letoneze përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”.
“Zyrtare, Ardit Deliu në FK Liep?ja! Mesfushori nga Shqipëria, i cili sezonin e kaluar ka qenë te KF Laçi.
Gëzohemi që ju shohim në Liepaja Ardit”, shkruan klubi nga Letonia.