Edinson Cavani pritet të mbyllë aventurën e tij me Manchester Utd.
Sulmuesit uruguajan, të cilit i skadon kontrata më 30 qershor pritet të dalë lojtar i lirë dhe do të transferohej te çdo skuadër me parametra zero.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, së fundmi ka lëvizur klubi italian i Salernitanës që kërkon të rikthejë në Serinë A bomberin uruguajan duke nisur bisedimet me të.
Nuk do të jetë një tratativë e lehtë për një skuadër si Salernitana, nëse gjithmonë Kavani dëshiron të luajë ende në nivele të larta edhe pse është në moshën, 35 vjeç.
Në Serinë A ai ka shkëlqyer me fanellën e Palermos dhe të Napolit, ku me këta të fundit ka bërë paraqitje mbresëlënëse edhe në Champions ku më pas u transferua te PSG.
Në sezonin që përfundoi, uruguajani u aktivizua gjithsej në Premier Ligë me fanellën e Mançester Junajtid në 15 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist.