20 milionë euro përfitoi Juventusi nga shitja...

Futboll

20 milionë euro përfitoi Juventusi nga shitja...

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:40
20 milionë euro përfitoi Juventusi nga shitja...

20 milionë euro përfitoi Juventusi nga shitja e Merih Demiral tek Atalanta. Mbrojtësi turk do të vazhdojë aventurën me skuadrën bergamaske, teksa bardhezinjtë kanë piketuar një tjetër mbrojtës.

Objektivi i madh për prapavijën është Kalidou Koulibaly. Senegalezi është pjesë e Napolit prej vitit 2014, ndërkohë që ka edhe një vit kontratë. Presidenti De Laurentiis kërkon 40 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit.

Te Juventusi ëndërrojnë një dyshe De Ligt-Koulibaly në qendër të mbrojtjes dhe bisedimet e para kanë nisur. Mediet italiane zbulojnë edhe planin e “Zonjës” për të mbërritur te Koulibaly.

36 herë kampionët e Italisë duan të përfshijnë Federico Gatti në operacionin e transferimit të lojtarit të Napolit në Torino. 23-vjeçari italian, i cili debutoi pak ditë më parë me kombëtaren italiane, luan si qendërmbrojtës.

Gatti do t’i propozohet Napolit me synimin për të ulur kosten e kalimit te Koulibaly nën urdhrat e Max Allegrit, por gjetja e një marrëveshjeje me De Laurentiis nuk është një mision i thjeshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat