Pas ndarjes nga Shakira konfirmohet se Pique është duke vuajtur

Futboll

Pas ndarjes nga Shakira konfirmohet se Pique është duke vuajtur

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:48
Pique dhe Shakira

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se Gerard Pique është duke vuajtur pas zhvillimeve të fundit në jetën e tij personale.

Në fillim të këtij muaji raportohej se Barcelona shpresonte që Pique të tërhiqej nga futbolli në vitin 2023 për të shmangur pagesën e pagave të tij masive.

Ish-reprezentuesi spanjoll së fundmi konfirmoi ndarjen e tij nga ylli i popit, Shakira, pas 11 vitesh së bashku.

Kanë qenë disa javë jo të mira për Pique, dhe presidenti i Barcelonës, Laporta, diskutoi çështjen e mbrojtësit spanjoll në një fjalim të fundit, duke mbështetur publikisht lojtarin.

“Pique po vuan. Aq sa e imagjinojmë ne, kemi në imagjinatën tonë lojtarë me famë, para dhe gjithçka që na pëlqen, por ata janë njerëz dhe Pique është një person i madh. Ai është një nga kapitenët, është me fat, sikurse ne. Ai ka dhënë shumë dhe duhet të na japë shumë. Ai ka zgjedhur të vazhdojë të jetë një futbollist profesionist”, tha Laporta për “Marca”.

“Ai kishte mundësinë e të qenit biznesmen apo futbollist dhe ka zgjedhur një futbollist. Dhe ai ka kaluar një rrethanë aspak të këndshme, me fëmijë në një moshë shumë të vogël, dhe Pique meriton vlerësimin dhe dashurinë e tifozëve blaugranë, mos i kushtoni vëmendje lajmeve që përpiqen ta lënë atë si një njeri joserioz, pa ndjenja dhe se çdo gjë i rrëshqet”, shtoi më tej presidenti i Barcelonës.

35-vjeçari luajti 39 herë për Barcelonën sezonin e kaluar për t'i ndihmuar ata të përfundojnë në vendin e dytë në La Liga, ku rregullisht ishte partner me Ronald Araujo në mbrojtje dhe ofroi udhëheqje në një ekip të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat