Talentet shqiptarë vlojnë si zgjua bletësh në shtetet e ndryshme të Evropës e deri në skandinavi.
Përveç që kemi shumë futbollistë të talentuar e të dëshmuar në klubet e ndryshme të Evropës e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku paraqitet ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, anëtar i kombëtares së Zvicrës, një emër i ri që po shpërthen është edhe në konkurrencën e femrave.
Është Fjala për Lorita Islami, e cila është 17 vjeçe dhe luan në pozicionin mbrojtëse e majtë dhe mesfushore.
Lorita luan për ekipen gjermane FCN Nurnberg, anëtare e Bundesliga II.
Lojtare e shpejt, që punon shumë në fushën e lojës duke i dhënë siguri repartit të mbrojtjes.
Është e gjatë 166 centimetra, shquhet edhe për goditje të forta dhe e jashtëzakonshme në vijën e mbrojtjes, një ferr për sulmueset rivale.
“Lorita karrierën e ka filluar qysh në moshën 5 - vjeçare, tash si 17 vjeçare, luan në FCN Nürnberg, që këtë sezon do të luajnë në Bundesligë!
Loritës shpirti dhe zemra i rrah shqip, dhe mendojmë se ka ardh koha të bashkohet ekipit tonë kombëtar!”, thotë axha i saj, Gazmendi.
Edicionin që e lamë pas, FCN Nürnberg përfundoi në vend të gjashtë me 41 pikë apo me 13 fitore, 2 barazime e 11 humbje.