Edhe pse ishte thjesht një ndeshje miqësore, mesfushori shqiptar, Juljan Shehu e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën te skuadra polake e Vidzev Lodz.
I transferuar vetëm disa ditë më parë, Shehu mori minutat e para në ndeshjen miqësore ndaj Leh Poznan, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-2.
Ish-futbollisti i Laçit, u hodh në fushë në minutën e 46-të, duke zënë vendin e Lipskit.
Paraqitja e Shehut në këtë përballje ishte vërtetë dinjitoze. Golat për skuadrën e futbollistit shqiptar u shënuan nga Danielak në minutën e 9-të dhe Zyro në minutën e 58-të.
Vlen të theksohet fakti se Shehu ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ekipi polak, teksa shpreson që të fitojë edhe vendin e titullarit te kjo skuadër.