Barcelona rrezikon të humbasë Gavin pasi ende nuk e ka bindur atë të nënshkruajë një kontratë të re.
Ditë më parë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta deklaroi se janë afër arritjes së një marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Mirëpo tani, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo” ende ka një distancë mes dy palëve në lidhje me pagën e tij dhe se marrëveshja nuk është e afërt.
Kujtojmë se, shumë klube të mëdha evropiane janë të interesuar për mesfushorin e talentuar.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 17-vjeçarit.
Ndërkohë, lojtari ka kontratë me blaugranet deri më 30 qershor të vitit 2023.