AC Milan dhe Lille raportohet së ende nuk kanë arritur marrëveshje për Renato Sanches.
‘Rossonerët’ prej kohësh janë duke e kërkuar portugezin, por sipas medieve italiane, skuadra francez kërkon 10 milionë euro më shumë se sa kanë ofruar kampionët e Italisë.
Sanches me ish-kampionët e Francës ka edhe një vit kontratë, por milanistët synojnë që gjatë kësaj verë, ta sjellin portugezin në ‘San Siro’.
Negociatat mes Milanit dhe Lilles ende vazhdojnë, derisa thuhet së transferimi i mundshëm i Sanches tek Milani, do t’i bënte të lumtur të dy palët.