Derisa në Angli po përmendet për një skandal, Granit Xhaka mbrëmë në Prishtinë e “kalli ndejën”
Mesfushori i gjigantit anglez, Arsenalit, Granit Xhaka, është duke kaluar pushimet në Kosovë.
Reprezentuesi i Zvicrës zgjodhi që në mbrëmjen e së premtes të dëfrehet në një nga lokalet e Prishtinës.
Shihet në fotografi se ishte në shoqërinë e disa personave.
Bashkë me Xhakën ishte edhe djali i axhës së tij, Agoni, i cili aktivizohet në futbollin e Kosovës.
Ai në sezonin e fundit luajti te Malisheva.
Gjithashtu, me ish-mesfushorin e Baselit e Borussia Monchengladbachit u pa edhe këngëtari i njohur si Blero, të cilin Xhaka e quan vëlla.