Uheid Hoxha konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të Vllaznisë.
Megjithatë ky futbollist nuk do të vazhdojë më te shkodranët, teksa njoftoi edhe divorcin.
Një aventurë e re e pret në Superiore, por këtë herë në strehë tjetër.
Sipas asaj që raporton “Shkodra Sport”, Hoxha do të jetë pjesë e Teutës.
Durrsakët janë shumë pranë marrëveshjes me 21-vjeçarin që premton shumë për të ardhmen dhe mund të jetë gati për të dhënë kontributin e tij në nivelin më të lartë në Shqipëri.