Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, po kalon formë të mirë në kampionatin e Japonisë.
Futbollisti ynë e ndihmoi Shimizu S-Pulse për të shënuar fitore të thellë, me rezultat 3:1 ndaj Avispa Fukuoka.
Kololli shënoi në minutën e 85-të.
Për Shimizu S-Pulse realizuan Nishizawa (7'), Thiago Santana (41') e Kololli (85') dhe për Avispa Fukuoka shënoi Yamagishi (80').
Kololli u paraqit nga minuta e 77-të.
Shimizu S-Puls renditet në vend të 16-të me 16 pikë nga 18 ekipe sa ka liga pas 17 jave dhe Fukooka është në të 11-tin me 20 pikë dhe Yokohama F. Marinos kryeson me 34 pikë.