Komuna ndau mbështetje e Qeveria ia bllokon mjetet financiare, reagon Ballkani

Futboll

Komuna ndau mbështetje e Qeveria ia bllokon mjetet financiare, reagon Ballkani

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Komuna e Suharekës kishte ndarë 80,000 euro në mbështetje financiare për skuadrën e Ballkanit, për ta përkrahur kampionin e Superligës së Kosovës drejt garave evropiane.

Sot, siç edhe u konfirmuar nga vetë skuadra e Ballkanit, Qeveria e Kosovës ka vendosur të bllokojë mjetet financiare të cilat komuna e Suharekës i ka ndarë në procedurë të rregullt.

Me këtë rast, Ballkani ka reaguar përmes një njoftimi zyrtarë duke e konfirmuar lajmin në fjalë, duke e kritikuar Qeverinë e Kosovës se po shikon vetëm me anë negative avancimin e rinisë sonë, përcjell KosovaPress.

Reagimin e plotë të Ballkanit pa ndërhyrje në tekst e gjeni më poshtë.

“I nderuar Kryetar z. Bali Muharremaj,Të nderuar asambleist të Komunës sonë faleminderit për mbështetjen finaciare, për të përkrahur klubin tonë në rrugen Europiane,

Me keqardhje ju njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt.

Jemi thëllësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetem me ane negative avancimin e rinise sonë .

Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkanit marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre.

Sidoqoftë, ne si klub dhe komunitet i gjërë sportiv asnjëherë nuk do të dorëzohemi pasi që kemi pasur sfida edhe më të mëdha në jetë .

Andaj, të dashur tifoz dhe qytetar tanë, asnjë teke ose tentim i indvidit apo grupit të individëve nuk mund të na ndalë nga misioni ynë i shenjtë i të bërit FC Ballkani dhe Kosovën vend me të cilin do të krenohemi edhe më tutje.!

Krenar me Suharekën tonë ”.

Vendim të ngjashëm, Qeveria e Kosovës kishte kaluar vitin e kaluar, por si duket këtë vit ka vendosur që jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat