Barcelona i është afruar një hap më shumë transferimit të Robert Levandovskit pas injektimit të 700 milionë eurove për të zbutur borxhin e klubit në javët e ardhshme.
Vendimet e asamblesë së klubit për shitjen e 49.9% të aksioneve të kompanisë “Barca Licensing and Merchandising” u miratua në votimin e ditës së enjte.
Kjo pritet të sjellë në arkat e klubit një shifër që varion nga 200-300 milionë euro.
Ndërkohë që bordi votoi edhe për shitjen e 25% të të drejtave televizive për maksimumi 25 vitet e ardhshme dhe kjo pritet t’i sigurojë klubit 500 milionë euro. Pas këtij vendimi presidenti Laporta tha se nga i vdekur sot klubi është në reanimacion.