Llapi i Podujevës po përgatitet për ndeshjen e rrethit të parë të kualifikueseve për Conference League në futboll.
Fituesi i Kupës së Kosovës do të përballet me fituesin e Kupës së Malit të Zi, Buduçnostin e Podgoricës.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, thotë se stadiumi “Zahir Pajaziti” nhë Podujevë, i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjes ndërkombëtare.
“A është mëkat të mos zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare në Arena “Zahir Pajaziti”, kur gjendja e fushës është e nivelit të kategorisë së 5-të dhe e njëjtë me klubet e nivelit të lartë evropian”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.