Vjosa e Shtimes synon të jetë më e kompletuar për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Shtimjanët vazhdojnë bashkëpunim me dy futbollistë dhe ndër me të merituarit që u ngjiten në ligë.
“Kapiteni Përparim Livoreka dhe Qerim Tershana vazhdojnë edhe në ligën e parë me KF Vjosa
Pasi që i prinë KF Vjosës të shpallet kampion në ligën e dytë, Livo dhe Qera do të vazhdojnë ti japin stabilitet lojës tonë me përvojën e tyre.
Ditën në vazhdim do ti paraqesim lojtarët të cilët do të jenë pjesë e KF Vjosa në ligën e parë të Kosovës”, njofton FC Vjosa.