Kampionati i ri 2022/2023 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ka gjasa të mbetet me 11 klube, edhe pse akoma nuk është zyrtare por sipas asaj që po flitet nëpër kuloare të ndryshme thuhet se pronarët e kompanisë Remova mendojnë të largohen nga kampionati.
Sipas disa informative tanimë futbollistët janë larguar dhe me siguri do të kërkojnë të angazhohen nëpër klubet tjera.
Abstenimi nga garat e Ligës së parë nuk do të thotë edhe shkrirjen e klubit pasi ekipi do të vazhdon me punë me kategoritë e reja kështu deri në kompletimin e Qendrës sportive “Renova arena”
Ndryshe skuadra e Renovës garon nga sezoni 2003/04 fillimisht në Ligën e tretë, në kampionatin në Ligën e dytë ku u shpall kampion dhe siguroi kualifikim në ligën e pare.
Nga seszoni 2005/06 deri në këtë të fundit 2021/22, ekipi i Renovës ka zhvilluara 532 ndeshje, ka shënuar 211 fitore, 157 barazime dhe 164 disfata duke shënuar 726 gola , ndërsa ka pranuar 625 gola. Renova në sezonin 2008/09 ishte skuadra e parë shqiptare që fiton titullin kampion i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në sezonin 2011/12 fiton Kupën e Maqedonisë.
Renova gjashtë herë ka prezantuar vendin në garat europiane një herë në Ligën e Kampionëve dhe pesë herë Europa League.
Nga klubi i futbollit Renova gjatë kësaj periudhe kanë dalë numër i madh të futbollistëve.