FC Liqeni për të dytin vit radhazi është kurorëzuar me titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futsall.
Skuadra nga Drenasi ka arritur fitore edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale të “play-off”-it ndaj Liburnit të Gjakovës.
Edhe ndeshja e dytë ishte tejet interesante dhe e baraspeshuar. Madje, këtë herë fituesin nuk e përcaktuan as dy periudhat e kohës shtesë, por vetëm seritë e penalltive.
Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga pesë minuta u mbyllën me shifrat 4:4, teksa në penallti më të suksesshëm rezultuan lojtarët e Liqenit, të cilët triumfuan 5:3.
Kësisoj, FC Liqeni për herë të dytë radhazi do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve në futsall.