Pioli vijon i qetë pushimet

Futboll

Pioli vijon i qetë pushimet

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 12:19
Pioli vijon i qetë pushimet

Ditët kalojnë dhe te Milani duhet të nxitojnë për të rinovuar me drejtuesit, pasi po rrezikojnë të komplikojnë negociatat për transferimin e disa futbollistëve që prej kohësh kanë gjetur gjuhën e përbashkët me kuqezinjtë.

Emra si Botman dhe Renato Sanchez vijojnë të presin Milanin për të kompletuar transferimin te kuqezinjtë, pasi kanë arritur marrëveshjen me Maldinin muaj më parë, megjithatë heshtja nga Milano ka bërë që klube të tjera të hyjnë në garë dhe të komplikojnë negociatat.

Këtë e ka të qartë edhe Ivan Gazidis, që pritet të ulet në tavolinë gjatë kësaj jave me Paolo Maldinin dhe Frederic Massarën për të rinovuar kontratën e tyre dhe për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, pikërisht nga dyshja e drejtuesve.

Vetëm pas rinovimit me ta, atëherë do të marrin udhë disa operacione merkatoje të kuqezinjve, që po mbajnë ende të bllokuar lojtarë si Sven Botman, Divock Origi e Renato Sanchez.

Nga ana tjetër Stefano Pioli vijon i qetë pushimet dhe ka marrë garanci nga drejtuesit se për sezonin e ri do të ketë të paktën katër përforcime, një mbrojtës, një mesfushor, një sulmues qendror dhe një sulmues krahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat