Sezoni 2021/22 ka qenë një zhgënjim i vërtetë për tifozët e United dhe Raphael Varane. Blerja e mbrojtësit francez, i cili zbarkoi në Angli për 40 milionë euro me një CV të pasur, i kishte bërë mbështetësit e Djajve të Kuq se do të kishin një mur të pakalueshëm në ekip.
Çifti me Maguire u pa pak dhe gjithsesi nuk rezultoi të ishte ai që pritej. Dhe për këtë lojtari vendosi t’u kërkonte falje fansave dhe u premtoi revanshin.
REVANSH – Futbollisti pranon se nuk ka qenë një fillim i mirë për të. “Më duhet të punoj shumë për sezonin e ardhshëm. Na pret një fillim i ri, të gjithë jemi të emocionuar që të rikthehemi të luajmë dhe të takojmë menaxherin e ri”, tha francezi për faqen zyrtare të klubit.
“Jam i sigurt se do të gjejmë një atmosferë absolutisht të ndryshme nga e kaluara. Synimi ynë, sigurisht, është të marrim revanshin dhe të kemi sukses, do të jetë thelbësore të jemi gati që në miqësoret e para. Do të jetë gjithashtu thelbësore për moralin ta fillojmë në këmbën e duhur”.
PERSPEKTIVA – Përveç premtimeve, një ndryshim është vërtet i nevojshëm për Varane. Viti i parë i tij u karakterizua nga dëmtime dhe mungesa vazhdimësisë.
Duke mbledhur të gjitha kompeticionet, ai bëri vetëm 29 paraqitje dhe shënoi golin e tij të parë vetëm në maj në ndeshjen kundër Brentford. As paraqitja e tij në mbrojtje nuk ka qenë e mirë.
Aq sa është vë në shënjestër nga tifozët bashkë me Maguire për gabimet e shumta që karakterizuan një sezon që duhet harruar sa më shpejt. Ndeshjet e para përgatitore të United janë planifikuar ne 12 korrik, në Tajlandë. Miqësore luksi kundër Liverpoolit.
“Një mundësi e mirë për t’u admiruar nga fansat në mbarë botën”. Dhe nisur nga precedentët, një mundësi e re për të mos i irrituar më tej. Me Të Kuqtë, ajo nuk është kurrë miqësore.