Lukaku ndiqet nga ylli i Juventusit

Futboll

Lukaku ndiqet nga ylli i Juventusit

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 13:38
Lukaku ndiqet nga ylli i Juventus-it

Në Angli është publikuar një renditje që ka të bëjë më blerjet më të shtrenjta dhe të gabuara të kryera nga Chelsea në merkato.

Në krye të këtij klasifikimi aspak për t’u pasur zili qëndron Romelu Lukaku, i konsideruar si goditja më e keqe në merkato në historinë e klubit londinez.

Vlerësimi është bërë nga e përditshmja britanike Daily Mail. Sulmuesi belg, gjithsesi, është afër kthimit tek Inter-i pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Tuchel.

Renditja e 10 blerjeve më këqija:

10 – Timo Werner  – 53 milionë sterlina; 9 – Fernando Torres  – 50 milionë sterlina; 8 – Michy Batshuayi  – 33 milionë sterlina; 7 – Abdul Rahman Baba – 23 milionë sterlina;

6 – Andriy Shevchenko  – 31 milionë sterlina; 5 – Danny Drinkwater  – 35 milionë sterlina; 4 – Chiemue Bakayoko –  36 milionë sterlina;

3 – Kepa Arrizabalaga  – 72 milionë sterlina; 2 – Alvaro Morata  – 60 milionë sterlina; 1 – Romelu Lukaku – 97,5 milionë sterlina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat