Rrezikon PSG

Futboll

Rrezikon PSG

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 14:56
Rrezikon PSG

Paris Saint Germain po përgatitet të thyejë një rekord të ri negativ.

Sipas raportimeve të “L’Equipe”, klubi do ta mbyllë vitin financiar 2021/22 me një deficit që mund të arrijë deri në 300 milionë euro, – 224.3 milionë të buxhetit të një viti më parë.

E përditshmja franceze, nga ana tjetër, nënvizon se në 2022/23 gjërat janë të destinuara të përkeqësohen edhe më tej, duke qenë se në llogari do të hyjë edhe kontrata e re e Kylian Mbappe , e cila hyn në fuqi nga 1 korriku.

Një vit pas nënshkrimit të Lionel Messit dhe me një garë për Champions që përfundoi në 1/16 kundër Real Madridit, klubi Al-Khelaifi e gjen veten të përballet me një deficit të rëndësishëm, i cili rrezikon të ndikojë shumë edhe në merkato të verës .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat