Chicago Fire më në fund fitoi në MLS të Amerikës së Veriut.
Fitorja 1:0 ndaj DC United ishte fitorja e tretë në këtë sezon nga 15 ndeshje. Fatkeqësisht, ylli i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk ishte në fushë për këtë fitore.
Pas paraqitjeve të tij në Ligën e Kombeve, futbollisti shqiptar nuk u paraqit në skuadrën e Chicago, shkruan "20min".
Shaqa pësoi një lëndim në muskul në takim me 12 qershor kundër Portugalisë.
Skuadra e Fire, pavarësisht tre pikëve kundër United, është ende në fund të renditjes (14 pikë) në Konferencën Lindore dhe statistikisht skuadra e dytë më bilancin më të dobët në të gjithë ligën.