Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevës, përforcohet edhe me portier për edicionin e ri.
Amrush Bujupi firmos për dy vite me llapjanët, ndërsa kryetrajneri Tahir Batatina synon edhe përforcime të radhës.
“Portieri Amrush Bujupi nënshkruan për 2 vite me Llapin.
Kemi arritur marrëveshje 2 vjeçare me portierin shtatlartë, Amrush Bujupi, i cili në ekipin tonë vjen pas një eksperience tek KF Drenasi.
Bujupi ishte pjesë e Drenasit për 5 vite radhazi, ku edhe barti shiritin e kapitenit të skuadrës.
Portieri i gjatë 1.89 m është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare dhe do jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2024”, njofton KF Llapi.