Ish-sulmuesi i Ajaksit, David Neres, i cili u transferua te Shaktari i Donjetskut në janar të këtij viti, nuk i tregoi kurrë aftësitë e tij për shkak të luftës që startoi midis Rusisë dhe Ukrainës.
Braziliani u aktivizua vetëm në disa sfida miqësore për bamirësi, por në asnjë ndeshje zyrtare.
Kështu, ai duket se e ka lënë pas makthet e luftës dhe ka zgjedhur që aventurën e tij të ardhshme ta vazhdojë në Portugali.
Siç bënë me dije media portugeze “A Bola”, Neres ka zbarkuar në Lisbonë ku në orët në vijim pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Benfikën.