Ferizaj është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.
Cila është gjendja e fushës së kësaj skuadre, më së miri tregon Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Në kuadër të vizitave nëpër stadiumet e futbollit pasdite e vizitova edhe stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Fusha e këtij stadiumi por edhe objektet përcjellëse mirëmbahen në nivel shumë të mirë dhe ky fakt më bëri shumë të lumtur, ngase investimet që bëhen në objektet sportive duhet edhe të ruhen e mirëmbahen.
FC Ferizaj dhe Lidhja Rajonale e Futbollit në Ferizaj janë shembulli më i mirë se si duhet të menaxhohet e mirëmbahet një stadium i futbollit”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.