Një polemikë e re në Francë, që ka marrë edhe sqarimin e Kylian Mbappe.
Gjithçka ndodhi pas deklaratës së presidentit të Federatës France të Futbollit.
Noël Le Graët, në një intervistë ishte shprehur: “Ai konstatoi se Federata nuk e kishte mbrojtur pas penalltisë së humbur dhe kritikave në rrjetet sociale. Mbappe nuk donte të luante për Francën”.
Vetë Mbappe ka sqaruar gjithpka përmes një postimi në Twitter: “I kam shpjeguar mbi të gjitha se ishte për racizmin dhe jo për penalltinë e humbur. Ai pretendonte se nuk kishte pasur racizëm”.