Futbollisti Ante Çoriç ((kartonin e 25-vjeçarit e zotëron Roma, por është i huazuar te Zurich) u martua me vajzën shqiptare Sara Prenga.
Dasmë madhështore, me flamurin shqiptar e kroat dhe me këngë.
Media kroate “24 sata” sot i bëri jehonë martesës mes Antes dhe Sarës, të cilët ka kohë që njihen mes vete!

“Çifti u zotua për besnikërinë e tyre të përjetshme në kishën e Shën Jeronimit pranë stadiumit Maksimir dhe ceremonia vazhdoi në hotel Westin me koncertin e grupit Tarapana.
Një “po” i është thënë vajzës Sara Prengës gati dy vite pas propozimit romantik para altarit në kishën e Shën Jeronimit, pranë stadiumit Dinamo dhe familjar e miq kanë përgatitur një ceremoni me flakadan për të sapomartuarit.

Ata vazhduan festën në hotelin Westin në Zagreb dhe për kërcimin e tyre të parë zgjodhën hitin e Jacques Houdek "Qindra vjet". Festën e dasmës e kanë argëtuar deri në orët e para të mëngjesit Frano Pehar me grupin Tarapana.

Sara Prenga është diplomuar në shkenca politike dhe master në marrëdhënie ndërkombëtare dhe siguri kombëtare.

Ajo është në një lidhje me Çoriçin që nga ditët e tij te Dinamo”, - shkruan media kroate “24 sata”.