Vllaznia ka gjet në Mali të Zi mesfushorin e shumëkërkuar?

Futboll

Vllaznia ka gjet në Mali të Zi mesfushorin e shumëkërkuar?

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 23:16
Vulaj

Pas dështimit me Engjëll Hotin dhe serbin Bosancic, Vllaznia duket se ka gjetur në Malin e Zi mesfushorin e shumëkërkuar nga trajneri Mirel Josa. Bëhet fjalë për Kristijan Vulaj, shqiptar i Malit të Zi, që prej tre sezonesh vesh fanellën e Deçiçit të Tuzit.

Mesfushori me tipare sulmuese është vetëm 23-vjeç dhe sezonin e fundit shënoi plot 11 gola në kampionat, po aq sa edhe një vit më parë, duke qenë nga më të dalluarit në rolin e tij, teksa prej më shumë se një viti është bërë pjesë edhe e përfaqësueses malazeze.

Burime për SuperSport konfirmojnë se Vulaj ka arritur marrëveshjen me Vllazninë dhe pritet të mbërrijë në Shkodër paraditen e të hënës për të firmosur dhe për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa.

Me Vulajn, por edhe ish-kapitenin e Prishtinës, Lorik Boshnjaku, kompletohet edhe mesfusha e shkodranëve, që pritet të udhëtojnë drejt Austrisë për të kryer fazën përgatitore, në kuadër të eliminatoreve të Conference Leagues, ku shorti i ka vënë përballë rumunëve të Universitatea Craiovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat