FC Drita e Gjilanit ka disa ditë që ka filluar përgatitjet për edicionin e ri.
Pas stërvitjeve të para që janë mbajtur në Gjilan, bardhekaltërtit kanë marrë rrugë për në Ohër.
Drita po i zhvillon përgatitjet në qytetin e Maqedonisë së Veriut për ndeshjet evropiane.
Në raundin e parë të Ligës së Konferencës, Drita FC do të përballet me Inter Turkun e Finlandës, ndërsa në rast se kalon tutje do të ndeshet me gjigantin belg Royal Antwerp.
"Klubi ynë është zhvendosur në Ohër për të vazhduar me fazën përgaditore para ndeshjeve të Evropës.
Ekipi ka zhvilluar stërvitjen e parë pasditen e sotme dhe gjatë qëndrimit disa ditorë do të zhvillojë tri ndeshje kontrolluese", njofton FC Drita.