Roma heq dorë nga transferimi i Xhakës

Futboll

Roma heq dorë nga transferimi i Xhakës

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 16:04
Granit Xhaka

Roma raportohet se ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës.

Futbollisti nga Kosova që nga viti i kaluar është i lidhur me një kalim në “Olimpico”, por një lëvizje të tillë duket se po shkon drejt dështimit .

Sipas “Il Tempo”, bisedimet janë ndaluar pasi Roma nuk është pajtuar me çmimin e kërkuar nga Arsenali për shitjen e Xhakës.

“Topçinjtë” thuhet se po refuzojnë të shesin reprezentuesin e Zvicrës për nën 20 milionë euro dhe një numër i klubeve të tjera tashmë po ndjekin nga afër zhvillimet.

29-vjeçari ishte sërish i rregullt në formacionin e Arsenalit në sezonin e fundit, por ai nuk mendohet të jetë në planet e trajnerit Mikel Arteta për të ardhmen.

Granit Xhaka me londinezët ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat