Anësori i Ajaxit, Antony mund të jetë transferimi i parë i Manchester United.
Erik ten Hag duket se do të ribashkohet me të në “Old Trafford”, me zyrtarët e klubit në Amsterdam për të mbyllur marrëveshjen.
United nuk ka bërë ende një transferim nën drejtimin e trajnerit të tyre të ri, por Antony mund të paralajmërojë ardhjen e shumë të tjerëve.
Braziliani në sezonin e kaluar ka zhvilluar 32 paraqitje, ku ka kontribuar me 12 gola dhe 10 asistime.