E ardhmja e Raphinha te Leeds vazhdon të jetë në pikëpyetje

Futboll

E ardhmja e Raphinha te Leeds vazhdon të jetë në pikëpyetje

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 11:24
E ardhmja e Raphinha te Leeds vazhdon të jetë në pikëpyetje, foto reuters

E ardhmja e Raphinha te Leeds vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Braziliani, i cili me paraqitjen e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, pritet të largohet këtë verë nga klubi me bazë në Yokshare. Në garë për 25-vjeçarin janë Arsenali dhe Barcelona, por pavarësisht dëshirës së lojtarit për t’u veshur blaugrana duket se “topçinjtë” janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për ta transferuar futbollistin në Emirates Stadium.

Menaxheri i Raphinha ndodhet në Londër dhe bisedimet mes palëve janë në fazën përfundimtare me brazilianin që duket se do të veshë fanellën e “topçinjve”.

Nga shitja e brazilianit klubi i Leeds do të përfitojë jo pak, por plot 75 milionë Euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat