Juventus sfidon PSG dhe Milanin

Futboll

Juventus sfidon PSG dhe Milanin

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 11:48
Juventus sfidon PSG dhe Milanin

Shtohen skuadrat pretendente për të transferuar Renato Sanches këtë verë.

Mesfushori dukej shumë pranë kalimit te klubi kuqezi, por përfshirja e PSG-së ka ndryshuar gjithçka.

Në orët e fundit, sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, një tjetër klub italian, që do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm ka shfaqur interes për lojtarin.

Juventusi duket se është skuadra, teksa është në kërkim të një mesfushori pasi pritet të largohen Arthur dhe Rabiot. Sanches shihet si zgjedhja e duhur për t’i dhënë një tjetër ritëm mesfushës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat