Liverpooli bërë një prapakthesë dhe nuk dëshiron që ta shesë më mesfushorinAlex Oxlade-Chamberlain në merkaton e kësaj vere.
28-vjeçari, i cili ka edhe një vit kontratë në “Anfield”, ishte fillimisht në listën e largimeve nga “Anfield”, ndërsa nuk luan një ndeshje të Premier Ligës që prej muajit mars.
Por duke qenë se Jyrgen Klop e ka mbyllur afatin kalimar hyrëse me transferimin e sulmuesit Darvin Nunjez, mesfushorit Fabio Karvajo dhe mbrojtësit të djathtë Kalvin Ramsej, klubi nuk ka ndërmend që të afrojë mesfushor tjetër.
Prandaj burime brenda “Anfield”-it kanë konfirmuar se Oxlade-Chamberlain do të qëndrojë në skuadër, duke rivalizuar me Fabinjon, Tiagon, Hendersonin, Keitanë, Xhonsin, Milnerin dhe Eliotin për një vend në mesfushë.