Tirana, Partizani dhe Laçi do të luajnë në fillim të korrikut

Futboll

Tirana, Partizani dhe Laçi do të luajnë në fillim të korrikut

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 12:16
Tirana, Partizani dhe Laçi do të luajnë në fillim të korrikut

Tirana, Partizani dhe Laçi do të luajnë në fillim të korrikut ndeshjet e para për kualifikueset e kupave të Europës, ndërsa Vllaznia takimin e parë do e ketë në raundin e dytë kualifikues.

Ndërsa pak ditë më parë u mësuan kundërshtarët e skuadrave shqiptare në Champions dhe Conference League, si dhe datat kur do të zhvillohen këto sfida, tashmë kanë dalë edhe oraret e sakta e emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi.

Skuadra e vetme shqiptare që garon në Champions League, Tirana do të përballet në transfertë me Diddeleng më 6 korrik në orën 19:30 në “Stade Jos Nosbaum” në Luksemburg.

Arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë përballje janë norvegjezë, i pari i tyre është Rohit Saggi, asistentë janë Morten Jensen, dhe Oystein Ytterland, ndërsa arbitër i katërt është Sivert Oksnes Amland.

Partizani, që konkurron në Conference League, takimin e parë e ka në transfertë ndaj skuadrës gjeorgjeze të Saburtalo, me ndeshjen që do të luhet më 7 korrik në orën 18:00 në Tengiz Burjanadze Stadium, në Gori të Gjeorgjisë.

Arbitri kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Mohammed Al-emara, asistentë Mikko Alkare dhe Turka Joonas Valjakka, ndërsa arbitër i katër do të jetë Oliver Reitala, të katërt filandezë.

Ndërsa Laçi ndeshjen e parë e ka në Shqipëri, ndaj malazezëve të Iskra Danilovgrad, që do të luhet më 7 korrik ora 20:00 në “Elbasan Arena”.

Arbitrat që do vendosin drejtësi në këtë përballje janë nga Luksemburgu dhe kryesori i tyre është Alain Durieux, asistentë janë Joaquim Da Silva dhe David Mateus Santos, ndërsa arbitër i katërt është Ricardo Morais.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat