Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi, prej kohësh lidhet me largimin nga Levante, i cili u largua nga La Liga, dhe si destinacion i radhës përmendet me shumë skuadra e Almeria-s, e cila planifikon të paguajë 6 milionë euro për shërbimet e tij.
Negociatat mes Almerias dhe Levantes kanë qenë aktuale para paraqitjes së Maqedonisë në Ligën e Kombeve, por ato janë “bllokuar” nga Bardhi, pasi që mesfushori shqiptarë ka dashur të fokusohet vetëm në ndeshjet e kombëtares së Maqedonisë.
Almeria thuhet se ka pranuar të paguajë 6 milionë euro për shërbimet e fantazistit shqiparë, i cili me gjasë do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me anëtarin e ri të La Ligës spanjolle.
Bardhi luan për Levanten që nga viti 2017, ku zhvilluar 148 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola, ndërsa më parë kishte veshur fanellën e Ujpeshtit.