Besiktas është shumë pranë firmosjes me sulmuesin e Genoas, Caleb Ekuban, i cili ka kontratë deri në 2024-ën me klubin italian.
Mediet italiane raportojnë se kartoni i 28-vjeçarit vlerësohet rreth 4 milionë euro nga klubi ligurian, ndërsa në garë për të është edhe Fenerbahce.
Ish-sulmuesi i Partizanit, në sezonin 2016-2017, nuk ka gjetur hapësirë te Genoa, ndaj dhe po shikon mundësitë e reja.
Në këtë rast përfiton Besiktas që është shumë pranë firmës me sulmuesin nga Ghana, ndonëse edhe huazimi është si mundësi për të marrë Ekuban, në rast se klubet e interesuara për 28-vjeçarin nuk do të jenë të gatshëm të paguajnë shifrën e kërkuar nga italianët.