Tirana do ta zhvillojë ndeshjen e turit të parë në Champions League kundër Dudelange në transfertë.
Bardheblutë do të masin forcën me kampionët e Luksemburgut.
Ndërkohë janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë përballje.
Kryesori është norvegjezi Rohit Saggi me asistentët Morten Jensen dhe Oystein Ytterland.