Telushi: Objektivi dihet, Partizani do vetëm titullin kampion

Futboll

Telushi: Objektivi dihet, Partizani do vetëm titullin kampion

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 14:20
Telushi: Objektivi dihet, Partizani do vetëm titullin kampion

Bruno Telushi u rikthye sërish te Partizani. Futbollisti ndihet në shtëpinë e tij tek të kuqtë, teksa ruan dashurinë e tifozëve.

Në një prononcim për faqjen zyrtare të klubit, Telushi u shpreh:

“Rikthimi te Partizani ishte shumë i bukur. Jam i lumtur që u ktheva prapë.

Tani kam gjetur një grup me djem shumë të rinj.

Shpresojmë që të bëjmë mirë, objektivi i Partizani dihet, dëshiron gjithmonë titullin kampion.

Me Mehmetin njihem, kemi punuar më para dhe unë dua ta falenderoj profesorin për besimin e madh që ka pasur te mua”, tha Telushi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat