Këto janë klubet që e kërkojnë Granit Xhakën!
Reprezentuesi i Zvicrës ishte shumë afër kalimit te Roma vitin e kaluar por në fund marrëveshja nuk u konkretizua, por skuadra e drejtuar nga portugezi Jose Mourinho vazhdon ta mbajë gjallë interesimin për mesfushorin e Arsenalit.
Sipas mediumit anglez “The Times”, “Giallorossët” po vazhdojnë kontaktet me agjentin e lojtarit mbi mundësinë e blerjes së kartonit të tij, por nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shifra të mëdha.
Dy skuadra tjera që janë duke u lidhur me shërbimet e Xhakës janë Fiorentina dhe Udinese.