Alexis Sanchez mund të rikthehet sërish në elitën e futbollit anglez, Premierligë.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, Sanchez mund t’i bashkohet Aston Villas.
“Daily Star” ka raportuar se trajneri, Steven Gerrard, është ai që po e kërkon transferimin e kilianit në “Villa Park”.
Sanchez nuk është pjesë e planeve të Simone Inzaghit te Interi dhe klubi italian nuk do e pengojë largimin e tij.
“Nerazzurrët” mendohet se kërkojnë 5 milionë euro për shitjen e 33-vjeçarit, të cilit i skadon kontrata në vitin e ardhshëm.