Çamërlia rreth 7-8 kilometra larg (një kilometër larg Llukarit) kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, jo si dikur kur vlonin tifozeria e futbollit.
Jo si dikur kur kishte gjallëri, sot është shndërruar në një heshtje të thellë, pos që dëgjohet cicërima e ndonjë bylbylit apo ndonjë zhurmë e rrallë pas një ore e me tepër e ndonjë kamioni, e rrethuar nga natyra e bukur malore!
Pak lëvizje (ndonjë kamion) asaj rruge, asnjë njeri nuk sheh në këmbë andejpari për rreth fushës së Çamërlisë, që dikur tubonte 7-8 mijë shikues, tani me një pamje të frikshme, përveç shtyllave pa rrjeta, në fushë mbi 100 duaj të sanës, ndoshta aty mund të shëtiste edhe ndonjë zvarranik i paftuar (gjarpër).

Kështu duket pankina e futbollistëve
Mbi 100 duaj të sanës në fushë, ndërsa fusha ishte e rënduar shumë, jo me bari të mirëfilltë , por me një bari shumë të egër sikur me therra!
Fusha e futbollit në Çamërli nuk e kishte pamjen e dikurshme, pas golave ishte e mbuluar me gjelbërim edhe me therra të shumta!

Gani Krasniqi në pankinën e delegatit
Vëllezërit Salih e Gani Krasniqi, veprimtarë të palodhur të futbollit në kohën e sakrificës (vitet e 90-ta), treguan edhe për një puset që e kishin hapur para shumë viteve për të ujitur fushën por që e kishin mbyllur para një kohe!

Duajt e sanës
Gani Krasniqi shikonte fushën me përplot emocione duke kujtuar vitet e 90-ta, që sot nuk shfrytëzohet për asgjë dhe që ka mbetur në një gjendje të tmerrshme, të trishtueshme e pa përkujdesje, dikur vatër e ndeshjeve të Kampionatit të Kosovës, fushë e rezistencës ndaj pushtuesit serb.

Gani e Salih Krasniqi
Ganiu ishte ulur te pankina e delegatit, për të kujtuar kohën e krenarisë dhe sakrificës, por fatkeqësisht sot nuk ishte si dikur kjo pankinë, por përveç ndryshkut ajo ishte e mbuluar nga bari i keq dhe therët e shumta.
Çudia tjetër janë pankinat e futbollistëve kur dikur uluni futbollistët e Prishtinës, Llapit, Flamurtarit, Lirisë, Trepçës, Vëllaznimit, Besës etj. sot është e mbuluar nga therrat e mëdha.
Salih Krasniqi, fusha e të cilit është, në vitet e 90-ta, kryetrajner i Shkëndijes së Llukarit, tha se kjo fushë sot u desh të jetë në përkujdesje institucionale!

“Këtu u dashtë të vendoset pllaka me shkronja të mëdha e të arta: ‘Fusha e futbollit në Çamërli, fusha rezistencës ndaj pushtuesit serb”.
Kjo fushë siç shihet është në gjendje të rëndë dhe e mbuluar me therra”, tha Salih Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Fusha e rezitencës, sot është e harruar!