Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka zbuluar para pak çastesh të ardhmen e trajnerit të Interit, Simone Inzaghi.
Që prej marrjes së detyrës si trajner i Interit në sezonin 2021/22, Inzaghi arriti t’i sjellë “Nerazzurëve” dy trofe.
Fillimisht, trajneri italian fitoi Kupën e Italisë, ku në finale skuadra e tij e mposhti Juventusin me rezultat 4:2.
Më pas, Inzaghi fitoi edhe Super Kupën e Italisë, ku përsëri e mposhti në finale skuadrën e Juventusit, kësaj radhe me rezultat të ngushtë 2:1.
Ndërkaq, tani siç raportohet nga Romano, trajneri i Interit pritet të rinovojë kontratën e tij me gjigantin italian, ku do të vazhdojë qëndrimin në “Giuseppe Meazza” deri në qershor të vitit 2024.
Po ashtu, pjesë e marrëveshjes është edhe rritja e pagës momentale të Inzaghit.